RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli do të formojë “fo’rcat e reagimit të shpejtë” në vendbanimet e Bregut Perëndimor

iz’raeli-do-te-formoje-“fo’rcat-e-reagimit-te-shpejte”-ne-vendbanimet-e-bregut-perendimor

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka njoftuar planet për të krijuar “forca të reagimit të shpejtë” në vendbanimet pranë kufirit me Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Gallant zbuloi planet derisa inspektoi forcat ushtarake izraelite përgjatë vijës së kontaktit midis Bregut Perëndimor dhe Izraelit, i shoqëruar nga kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në Knesset, Yuli Edelstein.

“Urdhërova krijimin e forcave të ndërhyrjes që do të bazohen në banorët e vendbanimeve dhe të diplomuarit e njësive luftarake, një hap tjetër që do të forconte elementët e sigurisë”, shkroi Gallant në platformën sociale X.

Siç raporton transmetuesi publik izraelit KAN, Edelstein paralajmëroi për “rrezikun e përsëritjes” së sulmeve të Hamasit më 7 tetor. Ai tha se linja e kontaktit është vetëm “disa kilometra larg nga qytetet qendrore të vendit (Izraelit)”.

Tensionet janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor që kur Izraeli nisi ofensivën vdekjeprurëse ushtarake kundër Rripit të Gazës pas sulmit nga grupi Hamas tetorin e kaluar.

Që atëherë, të paktën 527 palestinezë janë vrarë dhe rreth 5 mijë të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Izraeli akuzohet për “gjenocid” në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vendimin e saj të fundit ka urdhëruar Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin në Rafah në Rripin e Gazës jugore, ku mbi 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta para se të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Koreja e Veriut kritikon vendet evropiane që sigurojnë avionët F-16 për Ukrainën

rezart morina

Walker për masakrën e Reçakut: Serbia donte që bota të mos dëgjonte, por falë Zotit kjo nuk ndodhi

admin

Rusia: KFOR-i faktor i përshkallëzimit në Kosovë

rezart morina