RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Veriut kritikon vendet evropiane që sigurojnë avionët F-16 për Ukrainën

koreja-e-veriut-kritikon-vendet-evropiane-qe-sigurojne-avionet-f-16-per-ukrainen

Koreja e Veriut, kritikoi Holandën, Danimarkën dhe Norvegjinë, mbi vendimin e tyre për dërgimin e avionëve luftarakë F-16 Ukrainës, duke e cilësuar vendimin si një “veprim kundër paqes”, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA), Instituti i Studimeve Ndërkombëtare të vendit ka bërë një vlerësim lidhur me vendimin e vendeve të Evropës për të siguruar avionë F-16 për Ukrainën.

Në vlerësimin ku kritikohet vendimi i Holandës, Danimarkës dhe Norvegjisë për të siguruar avionë luftarakë F-16 për Ukrainën, thuhet se “Vendimi i vendeve evropiane për sigurimin e avionëve luftarakë, është një veprim që nxit një luftë të gjatë dhe i cili është kundër paqes, që eliminon plotësisht paqen dhe stabilitetin rajonal”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në një postim nga llogaria e tij Telegram më 20 gusht, njoftoi se do të marrin gjithsej 61 avionë F-16 nga Holanda dhe Danimarka.

Pasi SHBA-ja u dha dritën jeshile Holandës dhe Danimarkës për dorëzimin e avionëve luftarakë F-16 ndaj Ukrainës, Zelenskyy më 20 gusht vizitoi Holandën dhe më pas Danimarkën.

Edhe Norvegjia më 24 gusht njoftoi se ka marrë vendim për të dërguar avionë luftarakë F-16 Ukrainës. Në këtë mënyrë, Norvegjia, u bë vendi i 3-të që i dërgon Ukrainës këto avionë pas Holandës dhe Danimarkës.

Related posts

Rreth 1500 emigrantë mbërrijnë në Ciudad Juarez me tren mallrash për të kaluar në SHBA.

admin

Pika kufitare “Merdare” mes Kosovës dhe Serbisë është mbyllur për qarkullim

admin

Ukraina: Rusia sulmoi infrastrukturën e portit në rajonin Odesa

admin