Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë të mërkurën se përmirësimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite u bë i mundur pa biseduar për formimin e shtetit të palestinezëve.
Gjatë javës së kaluar, Netanyahu kishte deklaruar se Izraeli është shumë afër pajtimit me Arabinë Saudite.
Ai ka thënë se gjatë kësaj jave ministri izraelit i Turizmit ka vizituar Arabinë Saudite dhe se gjatë muajve të ardhshëm priten vizita të tjera.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë përpjekje që të ndërmjetësonin marrëveshjen e normalizimit mes Izraelit dhe Arabisë Saudite.
Marrëveshja është vlerësuar se do të ketë ndikim të madh në Lindjen e Mesme.
Mirëpo deri te marrëveshja përfundimtare ka disa pengesa, siç është kërkesa e sauditëve për progres në formimin e shtetit të Palestinës, kërkesë vështirë e realizueshme nga qeveria e Netanyahut, që njihet për qëndrimet e saj nacionaliste dhe fetare. /koha