RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indonezi, rritet në 162 numri i të vdekurve nga tërmeti

indonezi,-rritet-ne-162-numri-i-te-vdekurve-nga-termeti

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 5.4 në provincën Java Perëndimore në Indonezi, numri i të vdekurve është rritur në 162, ndërkohë të paktën 700 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë Meteorologjike, Klimatologjike dhe Gjeofizike, tërmeti i pasdites goditi qytetin Cianjur të provincës Java Perëndimore, ndërsa u ndje edhe në kryeqytetin Xhakarta dhe rajone të tjera.

Më herët, zyrtarët e Agjencisë Kombëtare kundër Fatkeqësive thanë se numri i të vdekurve me gjasë do të rritet.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiye ka shprehur “dhimbjet më të thella” për tërmetin në Indonezi.

“Shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për të afërmit e atyre që humbën jetën, si dhe për popullin mik e vëllazëror dhe për Qeverinë e Indonezisë. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”, tha ministria turke në një deklaratë.

Related posts

Abdixhiku del nga takimi me Kurtin, nuk ka ndonjë marrëveshje

Hevzi

Policia e Serbisë kap 200 emigrantë në kufirin e Hungarisë

admin

Shifra rekorde të njerëzve “që do të kenë nevojë për ndihmë vitin e ardhshëm”

admin