RTV AHIRETI
Lajme

Izraeli fillon operacionin tokësor në Liban

izraeli-fillon-operacionin-tokesor-ne-liban

Ushtria izraelite ka konfirmuar se trupat e saj kanë filluar një “operacion tokësor të synuar” në Libanin jugor.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kishin filluar “sulme të lokalizuara dhe të shënjestruara” kundër objektivave të Hezbollahut në zonën kufitare të Libanit jugor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç është thënë më tej, “këto objektiva janë të vendosura në fshatra afër kufirit dhe përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm për komunitetet izraelite në Izraelin verior”.

 

Ajo shtoi se operacioni do të vazhdojë “sipas vlerësimit të situatës dhe paralelisht me luftimet në Gaza dhe në arena të tjera”.

Siç bëhet e ditur më tej, ofensiva e Izraelit në Libanin jugor është diskutuar nga sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin dhe ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant, sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA.

“Ata ranë dakord për domosdoshmërinë e çmontimit të infrastrukturës sulmuese përgjatë kufirit për të siguruar që Hezbollahu libanez nuk mund të kryejë sulme të stilit të 7 tetorit ndaj komuniteteve veriore të Izraelit”, tha departamenti në një deklaratë.

Austin ripohoi se një rezolutë diplomatike ishte e nevojshme për të siguruar që civilët të mund të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre në të dy anët e kufirit, sipas departamentit.

Izraeli ndërmori sulme të shumta në Libanin jugor gjatë natës, duke shkaktuar “dëme të rënda”, njoftoi të martën në mëngjes Agjencia Kombëtare e Lajmeve Libaneze (NNA).

Izraeli goditi vende të ndryshme në Guvernatën Jugore të Libanit me sulme ajrore, bombardime artilerie dhe zjarr me mitraloz të rëndë, duke shkatërruar dyqane dhe duke dëmtuar pronën private dhe të korrat, raportoi NNA.

Sipas saj sulmet ajrore izraelite goditën gjithashtu disa lokacione në provincën fqinje Nabatiyeh, të ndjekura nga “granatime të vazhdueshme artilerie” gjatë gjithë natës.

Të dy këto rajone thuhet se janë në anën tjetër të kufirit verior të Izraelit me Libanin.

The post Izraeli fillon operacionin tokësor në Liban first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Walker nga Reçaku: Krenar që sot Kosova gëzon demokraci plotësisht funksionale

admin6

Detaje për plagosjen në veri, Policia përgënjeshtron mediat serbe se këta të fundit shtinë me armë ndaj dikujt

rezart morina

COVID-19 – Kina regjistron numër rekord

admin