Ushtria izraelite ka urdhëruar një evakuim të ri në zonat e Khan Yunis dhe Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
Qindra mijëra palestinezë tashmë janë detyruar të ikin që nga luftimet. Zëdhënësi arabishtfolës i ushtrisë izraelite, Avihai Andrae, urdhëroi, evakuimin e qyteteve al-Kwarara, Bani Suheika dhe qyteteve të tjera në pjesën lindore të këtyre dy provincave.
Ky urdhër vjen pas sulmit të mëngjesit të sotëm të ” 20 raketave ” në Izrael, nga zona e Khan Yunis. /abcnews