RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken takon familjen e gazetares së vrarë të Al Jazeera-s

blinken-takon-familjen-e-gazetares-se-vrare-te-al-jazeera-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një postim në Twitter shkroi se puna e patrembur e gazetarisë të Shireen Abu Akleh meriton respekt nga opinioni në mbarë botën

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken takoi të martën në Washington familjen e Shireen Abu Akleh, gazetares së Al Jazeera-s, e cila u vra në maj të këtij viti teksa raportonte për konfliktin izraelito-palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

“U takova me familjen e gazetares së vrarë palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh, gazetaria e patrembur e së cilës ka fituar respektin e opinionit në mbarë botën. Shpreha ngushëllimet e mia më të thella dhe angazhimin për të kërkuar përgjegjësi për vrasjen e saj tragjike”, shkroi Blinken në Twitter.

Ai ndau një foto nga takimi në Washington.

Gazetarja palestinezo-amerikane, Abu Akleh (51) e cila punonte për rrjetin Al Jazeera me bazë në Doha, u vra më 11 maj ndërsa raportonte për një operacion ushtarak izraelit pranë kampit të refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Edhe pse zyrtarët palestinezë dhe Al Jazeera kanë akuzuar Izraelin për vrasjen e gazetares, Tel Avivi ka mohuar çfarëdo përgjegjësie.

Prokurori i Përgjithshëm palestinez, Akram Al-Khatib konfirmoi më 27 maj se gazetarja u vra nga një plumb anti-blindë që u qëllua drejtpërdrejt në kokën e saj nga një snajper izraelit.

Disa media kryesore, përfshirë Al Jazeera, CNN, Associated Press, Washington Post dhe New York Times, kryen hetimet e tyre, duke arritur të gjitha në përfundimin se Abu Akleh u vra nga një plumb izraelit. /aa

Related posts

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të diskutojnë për Ukrainën dhe Azi-Paqësorin

rezart morina

Gazprom planifikon të mbyllë një tjetër turbinë tubacioni në Gjermani

admin

Greqia thotë se ka rënë ndjeshëm numri i migrantëve

admin