Numri i palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në 4.575, transmeton Anadolu.
Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës bënë një deklaratë të përbashkët me shkrim për këtë çështje.
Në deklaratë thuhet se nga mbrëmë forcat izraelite kanë arrestuar 35 palestinezë të tjerë në Jericho, Betlehem, Tubas, Ramallah dhe Tulkarem, veçanërisht në Hebron dhe Kuds ndërsa në mesin e të arrestuarve ka dhe 3 gra.
Numri i palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori ka arritur në 4.575. Raportohet se të arrestuarit dhe të afërmit e tyre u janë nënshtruar rrahjeve dhe kërcënimeve ndërsa shtëpitë e tyre janë shkatërruar.
Forcat izraelite kohët e fundit kanë intensifikuar operacionet e tyre në terren dhe shumë palestinezë u arrestuan për qëllime hetimore dhe u liruan pas vuajtjeve dhe torturave.