RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli kërkon evakuimin e spitalit Al-Shifa në Gaza

izraeli-kerkon-evakuimin-e-spitalit-al-shifa-ne-gaza

Forcat izraelite u kanë thënë administratorëve në Kompleksin Mjekësor Al-Shifa në Gaza që të evakuojnë pacientët, të plagosurit, njerëzit e zhvendosur dhe stafin mjekësor në spital, tha sot një burim mjekësor palestinez.

Burimi, duke kërkuar të mos i përmendet emri për arsye sigurie, tha për Anadolu se ushtria izraelite ‘kërkoi nga administrata e spitalit Al-Shifa në veri të Gazës që të evakuojë spitalin”.

Spitali mbetet nën rrethimin izraelit, tha burimi, duke shtuar se ushtria po i vazhdon “operacionet kërkimit dhe gërmimit brenda spitalit”.

Ushtria izraelite bastisi Spitalin Al-Shifa, kompleksi më i madh mjekësor në enklavën e bllokuar, të mërkurën pas sulmeve të gjera përreth objektit.

Që kur Izraeli filloi bombardimin e Gazës më 7 tetor, më shumë se 12.000 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë mbi 8.300 gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 30.000 të tjerë janë plagosur, sipas shifrave të fundit.

Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar gjithashtu nga sulmet intensive ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar.

Në përmjet bllokadës, Izraeli po ashtu ka privuar Gazën nga furnizimet me karburant, energji elektrike dhe ujë dhe ka reduktuar dërgesat e ndihmave.

Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është rreth 1.200.

Related posts

Ministri italian bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin, bën thirrje për përmbajtje nga veprimet e njëanshme

admin

Gjendje e rëndë e refugjatëve sudanezë në Çad

rezart morina

Lajçak: Aktualisht s’ka ndonjë progres për Asociacionin, pa të s’ka normalizim raportesh

admin