RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli kryen sulme ajrore në disa pika ushtarake rreth Damaskut

izraeli-kryen-sulme-ajrore-ne-disa-pika-ushtarake-rreth-damaskut

Pretendohet se Izraeli kreu sulme ajrore në disa pika ushtarake rreth kryeqytetit të Sirisë, Damask, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë siriane të lajmeve SANA bazuar në burime ushtarake, pretendohet se disa pika ushtarake rreth Damaskut janë shënjestruar nga forcat izraelite nga Lartësitë e Golanit me një sulm ajror në orën 00:25 sipas kohës lokale.

“Sistemet tona të mbrojtjes ajrore kundërshtuan raketat e armikut dhe rrëzuan shumicën e tyre. Dy ushtarë u plagosën lehtë”, thuhet në lajm.

Rreth Damaskut ka elementë të Hezbollahut libanez si dhe të ushtrisë siriane dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani.

Që nga viti 2011, kur filloi lufta civile, Izraeli ka kryer herë pas here sulme në Siri ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane.

Related posts

Kurti pranoi draftin e Projektligjit për Fondin Sovran

admin

Kurti takohet me Von Cramonin, flasin për zgjedhjet evropiane

admin

Liderët e ballkanit me projekte të përbashkëta për të ndalur ikjen e të rinjve

rezart morina