RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli kryen su’lme ajrore në zona të ndryshme të qytetit të Ga’zës

iz’raeli-kryen-su’lme-ajrore-ne-zona-te-ndryshme-te-qytetit-te-ga’zes

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme intensive në orët e natës ndaj zonave në lindje të qytetit të Gazës, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, avionët luftarakë izraelitë bombarduan në mënyrë intensive shumë zona në lindje të qytetit të Gazës, si Daraj, Tuffah dhe Qytetin e Vjetër.

Dëshmitarët thanë se janë dëgjuar shpërthime që tronditën qytetin e Gazës dhe se efektet e shpërthimit janë ndjerë edhe në pjesët veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile e Gazës ka njoftuar se dhjetëra palestinezë humbën jetën në sulmet që Izraeli kreu dje në zonat në lindje të qytetit të Gazës.

Ushtria izraelite në njoftimin që bëri për popullatën në Gaza para sulmit, kërkoi evakuimin e banorëve në lagjet Daraj, Tuffah dhe Qytetin e Vjetër në lindje të qytetit të Gazës.

Në njoftim nuk u dhanë detaje lidhur me çështjen ndërsa u njoftua se forcat izraelite më 27 qershor filluan sulmet nga toka në lagjen Shujaiyya në Gaza.

Ushtria izraelite deklaroi se “është e shqetësuar” për jetën e civilë ndërkohë që shumica e të vrarëve dhe të plagosurve në konflikt në rajon janë civilë.

Pas njoftimit të bërë nga Izraeli, autoritetet e spitalit Al-Ahli Baptist në qytetin e Gazës u detyruan të evakuojnë pacientët dhe të plagosurit në spitale të tjera në veri.

Related posts

Dy aksidente tragjike në Pakistan, raportohet për të paktë 35 viktima

admin

‘Laureat i vitit’ dhe ‘Turpi i shekullit’!

rezart morina

Liderë evropianë kërkojnë që të mos ketë masa vetëm ndaj Kosovës

rezart morina