RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

‘Laureat i vitit’ dhe ‘Turpi i shekullit’!

‘laureat-i-vitit’-dhe-‘turpi-i-shekullit’!

Gazetarët më pyesin se ç’mendoj lidhur me ‘Antologjinë e poezisë moderne shqipe” të botuar në Tiranë, e ku nuk është përfshirë asnjë poet jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ku ta dish, mbase ky është rast i mirë që dëshmon se ne e rrënuam shtatoren e xhaxhit Enver, por jo edhe muret mendorë të ‘katundarisë’ sonë ideologjike që na ndanin në principate kulturore dhe në ‘ne’ dhe ‘ata’.

Duhet të jesh mbi mesataren idiot apo i frustruar i përmasave perverse që të bësh atë çka me dekada mundoheshin ta bëjnë laboratorët antishqiptar serbe: letërsinë, folklorin, traditën…, shqiptarët këndej e andej kufirit t’i ndante mes veti si të mos i takonin të njëjtit popull.

Edhe sikur jashtë kufijve të Shqipërisë të mos kishte asnjë poet, do duhej të trilloheshin dy a tre, vetëm sa të dëshmohej se jemi kudo që frymojmë. E të kesh Azem Shkrelin, Ali Podrimjen, Teki Dërvishin, Lindita Ahmetin…, e të mos i përfshish ata në antologjinë shqiptare, do të thotë se të pëlqen t’i shohësh të gjymtuara vlerat e popullit tënd.

Andaj ne mëkatojmë kur themi se vetëm politikanët janë ata që do donin shqiptaria të mbetej përgjithmonë e copëzuar dhe secili nga ata të kishte ‘Shqipërinë’ e vet. Jo, edhe shumë nga ne të artit e të kulturës do donim të kemi ministrinë e ‘katundit’ tone, ministri që do i financonte antologjitë e mëhallës sonë, antologjitë e përpiluara nga ne që nuk e dimë sa edhe kur të shpallin ‘Laureat të vitit’, t’i mbetesh atë që në të vërtet je – ‘Turpi i shekullit’.

Nga Kim Mehmeti

Related posts

“Alexey Navalny, sfidant deri në frymën e fundit”- Rrëfimi i rrallë i liderit opozitar rus brenda qelisë ku ndërroi jetë: Unë nuk besoj te vdekja, më trishton shumë mungesa e…

admin

“Situata në Afganistan thellësisht shqetësuese për shkak të dëshirës së Perëndimit për të fituar pikëmbështje në rajon”

admin

1000 skuter gati për përdorim nga haxhilerët gjatë Haxhit në Mekë – VIDEO

Muhamet Ramadani