RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli lëshon tenderë për të ndërtuar 1.839 njësi vendbanimesh në Kudsin Lindor

izraeli-leshon-tendere-per-te-ndertuar-1.839-njesi-vendbanimesh-ne-kudsin-lindor

Sipas organizatës izraelite “Ir Amim”, Izraeli ka lëshuar tre tenderë për ndërtimin e 1.839 njësive të vendbanimeve në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Grupi palestinez tha se 500 njësi do të ndërtohen në Malin Scopus, 1.039 në Kodrën Franceze (Giv’at Shapira) dhe 800 në Talpiotin Lindor.

“Ir Amim” paralajmëroi se Tel Avivi po shfrytëzon vëmendjen e botës me luftën në Rripin e Gazës për t’i çuar përpara planet e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë Luftës Arabo-Izraelite në vitin 1967, ndërsa në vitin 1980 aneksoi të gjithë qytetin në një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Vlerësimet tregojnë se rreth 700 mijë kolonë izraelitë jetojnë në 164 vendbanime dhe 116 poste në Bregun Perëndimor të pushtuar. Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.

Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë deklaruar se vendbanimet izraelite janë krijuar për të parandaluar përpjekjet për të formuar një shtet palestinez, përfshirë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Related posts

Osmani në tryezën ekonomike Kosovë – Katar: Kosova me potencial të jashtëzakonshëm për investime

rezart morina

Liban, të paktën 274 të vr’arë dhe qindra të plagosur nga su’lmet e sotme ajrore të Iz’raelit

admin

Pa’lestinezët kërkojnë tërheqjen e Iz’raelit nga Ga’za dhe Bregu Perëndimor brenda gjashtë muajve në propozimin e OKB-së

RTI