RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmohet zona përreth spitalit Al-Amal në Gaza, vriten 10 palestinezë

sulmohet-zona-perreth-spitalit-al-amal-ne-gaza,-vriten-10-palestineze

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se të paktën 10 palestinezë humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën si pasojë e shënjestrimit nga ushtria izraelite ndaj zonës përreth spitalit Al-Amal në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës. Në një komunikatën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se ushtria izraelite brenda një periudhe në më pak se një orë vendosi në objektiv tri herë zonën përreth spitalit.

“Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimit të Izraelit ndaj zonës në afërsi të spitalit Al-Amal në Khan Younis që i përket Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze”, thuhet në njoftimin.

Ushtria izraelite edhe më parë ka shënjestruar zonën përreth spitalit dhe qendrën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Younis. Izraeli në fillim të këtij muaji e shpalli “fushëbetejë” rajonin Khan Younis që ndodhet në jug të Gazës dhe të cilin Izraeli pretendon se “është i sigurt”.

Pas këtij vendimi ushtria izraelite intensifikoi sulmet ajrore ndaj rajonit dhe me njësitë e saj tokësore pushtoi disa zona të Khan Younis. Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, ka arritur në 21.110 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 7 tetori e deri më tani.

Të paktën 8.800 nga të vrarët në sulme e përbëjnë fëmijët, ndërsa 6.300 gratë. Në sulmet izraelite janë plagosur 55.243 persona.

Related posts

Indonezi, rritet në 162 numri i të vdekurve nga tërmeti

admin

Një i vdekur e 1332 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin

Tensione në protestën “Jo tokë të vjedhur” në New York

RTI