RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli: Lufta në Gaza do të vazhdojë “me ose pa mbështetje ndërkombëtare”

izraeli:-lufta-ne-gaza-do-te-vazhdoje-“me-ose-pa-mbeshtetje-nderkombetare”

Izraeli do të vazhdojë luftën në Gaza “me ose pa mbështetje ndërkombëtare”, tha sot ministri i Jashtëm Eli Cohen, raporton Anadolu.

Duke folur gjatë një takimi me zëvendësministrin e Jashtëm australian Tim Watts në Kudsin Perëndimor, Cohen tha se armëpushimi në Gaza do të ishte dhuratë për Hamasin dhe “do ta lejonte atë të kthehet dhe të kërcënojë banorët e Izraelit”.

Të martën, presidenti i ShBA-së Joe Biden tha se Izraeli po humbet mbështetjen në mbarë botën dhe kryeministri Benjamin Netanyahu “duhet të forcojë dhe ndryshojë” qeverinë e tij.

“Kjo është qeveria më konservatore në historinë e Izraelit”, tha Biden në një ngjarje në Washington, duke shtuar se qeveria e Netanyahut “nuk dëshiron zgjidhje me dy shtete”.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore si hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 18.608 palestinezë janë vrarë dhe 50.594 janë plagosur në sulmet izraelite që atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë në sulmin e Hamasit ishte 1.200.

Related posts

Rrëfimi i shqiptares në Turqi: Ka ende njerëz nën gërmadha, zëri po u dëgjohet

admin

VIDEO/ Një shqiptar mbeti i vrarë nga bashkëkombasi i tij dhe tre të tjerë u plagosën, dalin pamjet e atentatit në Itali. Klientët terrorizohen…

admin

Kurti pret në takim Escobarin dhe Lajçakun

admin