RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Iz’raeli mban trupat e 552 pa’lestinezëve në va’rreza dhe frigoriferë”

“iz’raeli-mban-trupat-e-552-pa’lestinezeve-ne-va’rreza-dhe-frigorifere”

Institucionet palestineze deklaruan se përveç trupave të qindra palestinezëve nga Rripi i Gazës, Izraeli ende mban kufomat e 552 personave, 256 prej të cilëve janë në një varrezë sekrete të njohur si “Varrezat e Numrave” dhe 296 prej tyre janë në frigoriferë, transmeton Anadolu.

Delegacioni i të burgosurve palestinezë i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO), Shoqatën e të Burgosurve, Institucionin e të Drejtave të Njeriut “Zamir” dhe Iniciativën Kombëtare për Rikthimin e Kufomave të Dëshmorëve bënë një deklaratë të përbashkët me rastin e “27 gushtit – Ditës së Rimarrjes së Kufomave të Dëshmorëve”.

“Numri i dëshmorëve, trupat e të cilëve mbahen në varrezat dhe frigoriferët e numrave është 552. Në varrezat me numër ndodhen 256 trupa dëshmorë ndërsa 296 në frigoriferë”, thuhet në njoftim.

Në deklaratë thuhet se në mesin e kufomave të mbajtura janë 9 gra, 32 robër, 55 fëmijë nën moshën 18-vjeç, 5 shtetas izraelito-palestinezë dhe 6 palestinezë të Libanit dhe se Izraeli ka sekuestruar trupat e 149 palestinezëve në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.

Më tej bëhet e ditur se Izraeli konfiskoi trupat e qindra palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe se ende nuk është bërë një deklaratë reale nga autoritetet izraelite.

Administrata izraelite varros trupat e palestinezëve që i ka mbajtur pasi i ka vrarë në varre sekrete të quajtura “Varrezat e Numrave”, të cilat kanë vetëm numra në vend të emrave.

Related posts

Gërvalla: Rasti i Faton Hajrizit ende në mjegull – nuk kemi garanci për identitetin e viktimës

RTI

Mbi 9 milionë haxhinj kryejnë umren që nga fillimi i Ramazanit

admin

Lajçaku s’i përgjigjet pyetjes se për çfarë dialogohet në Bruksel

admin