RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme, ua pezullon minatorëve pushimet vjetore

trepca-shpall-gjendje-te-jashtezakonshme,-ua-pezullon-minatoreve-pushimet-vjetore

Menaxhmenti i ndërmarrjes publike Trepça ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë ndërmarrje dhe ua ka pezulluar pushimet e planifikuara për shtator, tetor e nëntor minatorëve.

Në vendimin e siguruar nga KOHA, menaxhmenti ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme ka ardhur për shkak të grevës së minatorëve nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit. Minatorët ishin në grevë për shkak të mospagesës.

Në arsyetimin e vendimit është thënë se Trepça ka pasur “humbje të mëdha ditore në prodhim dhe ndalësë në realizimin e planit të biznesit” për periudhën 10 korrik – 15 gusht.

“Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça Stantërg si dhe njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë për realizimin e planit të biznesit për sasinë e koncentratit të humbur për ditët e grevës; të realizohet plani i veprimit pasi kemi bërë zotim te aksioneri për realizimin e planit të veprimit për organizimin dhe subvencionimin sipas vendimit të Qeverisë; të pezullohen përkohësisht pushimet vjetore të planifikuara për muajt shtator, tetor dhe nëntor 2024”, thuhet në vendimin marrë më 26 gusht.

Më 14 gusht, Qeveria e Kosovës dedikoi 4 milionë euro mbështetje për Trepçën për të tejkaluar krizën aktuale.

Kryeministri Albin Kurti në momentin e vendimit pati thënë për Trepçën se “duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë, për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”.

Related posts

Shqipëria refuzon t’i trajtojë falas kosovarët në hemodializë

admin

Katër qytetarë gjobiten me nga 500 euro për hedhje të mbeturinave në Prishtinë

Kushtrim Guraj

Pësoi aksident pak ditë më parë, ndërron jetë i riu nga Mitrovica. Bahtiri: Erdhëm të ndajmë dhimbjen me familjen e Leonardit

admin