RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli miraton 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

izraeli-miraton-19-vendbanime-te-reja-ne-bregun-perendimor

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar krijimin e 19 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar. Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka deklaruar se ky vendim synon të parandalojë krijimin e një shteti palestinez.

Sipas një njoftimi nga zyra e Smotrich, me këtë vendim numri i përgjithshëm i vendbanimeve të miratuara gjatë tre viteve të fundit ka shkuar në 69.

Miratimi i fundit vjen vetëm pak ditë pasi Kombet e Bashkuara njoftuan se zgjerimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2017. Të gjitha këto vendbanime konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Në deklaratë thuhet se propozimi i paraqitur nga ministrat Bezalel Smotrich dhe Israel Katz për shpalljen dhe formalizimin e 19 vendbanimeve të reja është miratuar nga kabineti, pa u bërë e ditur data e saktë e vendimit.

Related posts

Itali, policia sekuestron më shumë se 131 milionë dollarë nga Amazon për mashtrim tatimor dhe shfrytëzim të punëtorëve

Muhamet Ramadani

Viktima e parë industriale e në SHBA e luftës në Iran

RTI

Një tjetër gazetar pa’lestinez u v’ra në su’lmin iz’raelit në Ga’za

admin