RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli miraton planet për operacionin ushtarak në Rafah në Rripin e Gazës jugore

izraeli-miraton-planet-per-operacionin-ushtarak-ne-rafah-ne-rripin-e-gazes-jugore

Izraeli ka miratuar planet për operacionin ushtarak në qytetin Rafah në Rripin e Gazës jugore, transmeton Anadolu.

“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu miratoi planet për një operacion ushtarak në Rafah dhe ushtria po përgatitet operacionalisht për të dhe për evakuimin e banorëve”, tha zyra e kryeministrit në një njoftim, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Disa vende kanë paralajmëruar Izraelin kundër kryerjes së një operacioni ushtarak në Rafah, ku sipas raporteve ndërkombëtare strehohen mbi 1.4 milionë palestinezë.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i 7 tetorit i udhëhequr nga Hamasi, në të cilin sipas Tel Avivit u vranë afër 1.200 njerëz.

Të paktën 31.490 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza dhe 73.439 të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.

Izraeli gjithashtu ka vendosur një bllokadë në enklavën palestineze, duke e lënë në prag të urisë popullsinë e saj, veçanërisht banorët e Gazës veriore.

Lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes një bllokade të ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vend të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Kurti pret në takim ekipin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim që ishte në Turqi

admin

“Netanyahu po vepron gabim!”- Biden thirrje Izraelit për armëpushim në Gaza: Të lejojnë për disa javë akses të plotë të të gjitha ushqimeve dhe ilaçeve

admin

Arrestohen pesë persona që në Tiktok shisnin para false, përfituan deri 20 mijë euro

rezart morina