RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli ndalon kamionët e ndihmave humanitare për në Gaza pas nisjes së sulmeve të reja

izraeli-ndalon-kamionet-e-ndihmave-humanitare-per-ne-gaza-pas-nisjes-se-sulmeve-te-reja

Izraeli ndaloi kamionët e ndihmave të hyjnë në Rripin e Gazës nga pala egjiptiane përmes pikës kufitare Rafah, duke rifilluar sulmin e tij shkatërrues kundër enklavës palestineze pasi shpalli fundin e pauzës humanitare njëjavore, transmeton Anadolu.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha në një deklaratë se pala izraelite e informoi atë dhe organizatat e tjera të ndihmës që operojnë në Gaza për vendimin, i cili do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Izraeli gjithashtu udhëzoi që kamionët në anën palestineze të kalimit Rafah të zbrazen sa më shpejt të jetë e mundur, shtoi Gjysmëhëna e Kuqe.

“Ky vendim përkeqëson vuajtjet e popullit (palestinez) dhe rrit shkallën e sfidave për organizatat humanitare dhe të ndihmës në zbutjen e vuajtjeve të njerëzve”, tha organizata.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e intensifikuara në gjithë Rripin e Gazës dje herët pasi shpalli fundin e pauzës humanitare, duke rezultuar në viktima palestineze.

Të paktën 178 palestinezë janë vrarë dhe mbi 600 të tjerë janë plagosur që kur Izraeli rifilloi bombardimet në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Pauza humanitare filloi më 24 nëntor si pjesë e një marrëveshjeje midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas për të ndalur përkohësisht luftimet për të lejuar shkëmbimin e pengjeve, si dhe shpërndarjen e ndihmave.

Më shumë se 15.000 palestinezë, kryesisht fëmijë dhe gra, janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori. Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200.

Related posts

Kryetarët e komunave të veriut – shqiptarët i mirëpresin, serbët nuk i njohin

rezart morina

Gruaja e Navalny-t dyshon në vdekje e burrit të saj, thotë se informacionet vijnë vetëm nga burimet shtetërore ruse

admin

Nagavci: Në qershor synojmë që mësimdhënësit t’i nënshtrohen një provimi

rezart morina