RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli në janar shkatërroi 58 ndërtesa të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kuds

izraeli-ne-janar-shkaterroi-58-ndertesa-te-palestinezeve-ne-bregun-perendimor-dhe-kuds

Ushtria izraelite në muajin janar ka shkatërruar 58 ndërtesa të palestinezëve në Kuds dhe në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Sipas raportit mujor të publikuar nga Këshilli për Luftën me Murin Ndarës dhe Vendbanimet Hebreje të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO), Izraeli në muajin janar ka kryer shkatërrime ndaj ndërtesave të palestinezëve në Betlehem të Bregut Perëndimor, në qytetet Qalqilya dhe Al-Khalil si dhe në Kuds.

Në qytetet në fjalë Izraeli ka shkatërruar 58 ndërtesa të palestinezëve, thuhet në raportin në të cilin theksohet se 22 prej tyre janë ndërtesa të banueshme, 16 ndërtesa që përdoreshin për bujqësi ndërsa disa prej tyre ndërtesa të pabanueshme.

Gjatë kësaj periudhe ushtria izraelite ka dërguar gjithashtu udhëzime për shembjen e 26 ndërtesave të palestinezëve.

Në Bregun Perëndimor dhe Kudsin e pushtuar, forcat izraelite shkatërrojnë (shembin) ndërtesat e palestinezëve për arsye të ndryshme dhe palestinezëve nuk u lejohet të ndërtojnë banesa të reja.

Related posts

NATO feston përvjetorin e 75-të, por e ndien peshën e “moshës”! Kush do të zëvendësojë Jens Stoltenberg në krye të aleancës dhe sfidat me të cilat përballet

admin

Presidenti i EBA-së dhe sekretari amerikan biseduan për Gazën

admin

Izraeli arreston 60 palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor, totali arrin afër 6.100 që nga 7 tetori

admin