RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli nis su’lme ajrore në jug të Bejrutit mes përshkallëzimit me He’zbollahun

iz’raeli-nis-su’lme-ajrore-ne-jug-te-bejrutit-mes-pershkallezimit-me-he’zbollahun

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në periferinë jugore të kryeqytetit libanez Bejrut pas një sulmi ajror izraelit në mes të tensioneve në rritje midis Hezbollahut dhe Izraelit, raporton Anadolu.

Siç raporton Agjencia Kombëtare e Lajmeve, sulmi u raportua në afërsi të selisë së Këshillit të Hezbollahut Shura në Haret Hreik.

Sipas mediave lokale, sulmi u krye nga një dron izraelit, i cili hodhi tre raketa në një ndërtesë në periferinë jugore të Bejrutit, duke shkatërruar dy kate.

Ushtria izraelite konfirmoi sulmin, duke pretenduar se ka shënjestruar një komandant të Hezbollahut përgjegjës për sulmin me raketë të së shtunës që vrau 12 persona në qytetin Druze në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli.

Derisa Izraeli fajësoi Hezbollahun për sulmin e së shtunës, grupi libanez mohoi çdo përgjegjësi.

Për sulmin izraelit në jug të Bejrutit, deri më tani nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga Hezbollahu.

Frika është rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut në mes të një shkëmbimi të sulmeve ndërkufitare midis dy palëve.

Përshkallëzimi vjen në sfondin e një sulmi vdekjeprurës izraelit në Gaza, i cili ka vrarë të paktën 39.300 njerëz që nga tetori i kaluar.

Related posts

Identifikohet grupi që fuste në qarkullim 2 euro false, arrestohen në flagrancë 6 të dyshuarit me 85 mijë euro

rezart morina

Astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor nisin përgatitjet, ja kur pritet të mbërrijë sonda “Starliner” me pilotë testues

admin

Meloni: Do të qeverisim për të gjithë italianët

admin