RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Temperaturat deri në minus 60 gradë Celsius në Rusi – VIDEO

temperaturat-deri-ne-minus-60-grade-celsius-ne-rusi-–-video

Televizioni shtetëror i Rusisë ka transmetuar pamjet nga rajone të ndryshme të vendit që janë goditur nga i ftohti ekstrem dhe bora.

Në rajonin Magadan në lindjen e largët të Rusisë, temperaturat kanë arritur në minus 60 gradë Celsius, teksa mesatarja për muajin janar është më e ulët se minus 20 gradë Celsius.

Rusët kanë veshur xhupa të trashë dhe kapele me qëllim që t’i rezistojnë botës. Rrugët janë tërësisht të ngrira dhe të bllokuara nga bora.

Në qytetin siberian të Novosibirskut, mësimi është anuluar, teksa autoritetet në Kemerovo kanë deklaruar gjendje emergjente për shkak se shërbimet komunale kanë dështuar të largojnë akullin dhe borën.

“Gjatë natës temperaturat arrijnë në minus 32 gradë Celsius, ndërkaq në viset më të larta deri në minus 37. Gjatë ditës ngrihen në minus 27 gradë. Moti i ftohtë pritet të vazhdojë edhe për ditët e ardhshme”.

Zyrtarët përgjegjës për energjinë elektrike kanë thënë se janë duke bërë të pamundur për t’u përballur me temperaturat e akullta me qëllim që të vazhdojë furnizimi me energji dhe që qytetarët të kenë me çka të ngrohen.

Related posts

Szunyog përshëndet ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

admin6

“Beogradi është krah Moskës”, Kurti intervistë për Politico: Duam t’i bashkohemi NATO-s!

admin

Gratë muslimane me burkini nuk lejohen të notojnë në veri të Italisë

admin