RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli nis sulme të reja në Liban, pret rrugën për në qytetin jugor Kafra

izraeli-nis-sulme-te-reja-ne-liban,-pret-rrugen-per-ne-qytetin-jugor-kafra

Ushtria izraelite kreu sulme sot në hyrje të qytetin jugor libanez Kafra duke prerë rrugën që të çon në qytet, pavarësisht një armëpushimi, transmeton Anadolu.

Sipas raportimit nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA) e Libanit, ushtria izraelite tha se sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në veri të Izraelit, përfshirë zonën arabe Al-Aramshe, për shkak të asaj që e quajti një “infiltrim avionësh armiqësorë”.

Të dielën, të paktën 14 persona përfshirë dy fëmijë, u vranë dhe 37 të tjerë u plagosën në një seri sulmesh ajrore izraelite që shënjestruan zona të shumta në jug të Libanit, duke shënuar një përshkallëzim që nga hyrja në fuqi e armëpushimit.

Shifrat u raportuan nga Ministria e Shëndetësisë libaneze dhe NNA, e cila tha se ushtria izraelite ka kryer shkatërrime që shënjestruan shtëpitë dhe infrastrukturën midis qyteteve Yaroun dhe Bint Jbeil në jug.

Izraeli ka goditur Libanin me sulme ajrore dhe ka nisur ofensivë tokësore në jug që nga një sulm ndërkufitar nga Hezbollahu më 2 mars. Rajoni ka qenë në gatishmëri që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt.

Që nga 2 marsi, sulmet e zgjeruara izraelite ndaj Libanit kanë vrarë më shumë se 2.500 njerëz dhe kanë zhvendosur mbi 1 milion të tjerë, sipas autoriteteve libaneze. Një armëpushim 10-ditor u njoftua për herë të parë më 16 prill, por u shkel vazhdimisht nga Izraeli.

Të enjten, presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Izraeli dhe Libani ranë dakord të zgjasin armëpushimin e tyre me tre javë pas një raundi të dytë negociatash të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Related posts

Pas bllokimit të Instagramit, Turqia ndalon edhe lojërat online

admin

Scholz: Do të kandidoj për kancelar në zgjedhjet federale të 2025

Muhamet Ramadani

Ukraina nis programin e ndihmës ushqimore për të marrë mbështetjen afrikane dhe aziatike

admin