RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli, një markë toksike në SHBA: ja si mbështetësit e tij po ndryshojnë taktikat

izraeli,-nje-marke-toksike-ne-shba:-ja-si-mbeshtetesit-e-tij-po-ndryshojne-taktikat

Strategjia e re nuk mbështetet te bindja e votuesve, por te forcimi i lidhjeve ligjore, ushtarake dhe ekonomike që e bëjnë të vështirë ndryshimin e kursit politik

Pozicioni i Izraelit në politikën amerikane po ndryshon ndjeshëm. Sondazhet tregojnë se gjithnjë e më shumë amerikanë kundërshtojnë mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-së për veprimet e Izraelit në Gaza dhe rajon, ndërsa shumë politikanë po shmangin lidhjet e ngushta me grupet lobuese pro-Izrael.

Sipas ekspertitt Mitchell Plitnick, kjo klimë e re politike po i shtyn mbështetësit e Izraelit të kërkojnë mënyra të tjera për të ruajtur ndikimin e tij në Uashington.

Në një analizë të publikuar nga Middle East Eye, ai argumenton se pavarësisht ndryshimit të opinionit publik, aleatët e Izraelit po përpiqen të forcojnë marrëdhëniet SHBA-Izrael përmes legjislacionit dhe strukturave institucionale që do ta bëjnë më të vështirë ndryshimin e politikës amerikane në të ardhmen.

Një nga bazat ekzistuese të kësaj marrëdhënieje është ligji amerikan që kërkon ruajtjen e “avantazhit ushtarak cilësor” të Izraelit. Ky parim detyron SHBA-në të sigurojë që Izraeli të mbetet ushtarakisht superior ndaj çdo kundërshtari të mundshëm në rajon.

Kjo synon të krijojë një angazhim afatgjatë që kufizon lirinë e presidentëve amerikanë për të ndryshuar politikën ndaj Izraelit. Ndaj aktualisht po propozohen masa të reja që do të futen në dy ligje kyçe amerikane: Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aktin e Autorizimit të Inteligjencës (IAA).

Këto ligje financojnë programet ushtarake dhe të inteligjencës së SHBA-së dhe zakonisht miratohen çdo vit, duke i bërë ato mjete të përshtatshme për shtimin e dispozitave të tjera.

Një nga propozimet do të krijonte një strukturë të posaçme përgjegjëse për integrimin e bashkëpunimit të mbrojtjes dhe sigurisë mes SHBA-së dhe Izraelit në të gjitha agjencitë federale.

Gjithashtu, do të inkurajonte përdorimin e teknologjisë izraelite në projektet e mëdha të mbrojtjes amerikane dhe do të zgjeronte ndarjen e teknologjive të ndjeshme mes dy vendeve.

Plitnick vlerëson se një masë e tillë do të krijonte lidhje të thella institucionale që do të ishin të vështira për t’u zhbërë, edhe nëse opinioni publik amerikan do të kërkonte një distancim nga Izraeli.

Për më tepër, Izraeli mund të argumentonte se, për shkak të këtyre marrëveshjeve, përjashtimi i tij nga planifikimet strategjike amerikane do të ishte në kundërshtim me ligjin.

Një propozim tjetër lidhet me ndarjen e informacionit të inteligjencës. Ai do të zgjeronte shkëmbimin e të dhënave jo vetëm me Izraelin, por edhe me vendet arabe ose myslimane që normalizojnë marrëdhëniet me të përmes Marrëveshjet e Abrahamit.

Presidenti amerikan do të mund të kufizonte ndarjen e informacionit vetëm në raste të veçanta kur ekziston një shqetësim i qartë për sigurinë kombëtare dhe do të duhej ta justifikonte këtë para Kongresit.

Kritikët argumentojnë se kjo do ta trajtonte inteligjencën amerikane si një mjet shpërblimi për vendet që afrohen me Izraelin, ndërsa Izraeli do të gëzonte qasje shumë më të gjerë dhe me më pak kufizime sesa partnerët e tjerë.

Një pjesë tjetër e strategjisë synon transformimin e mënyrës se si financohet bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve. Përballë rritjes së kundërshtimit publik ndaj ndihmës direkte amerikane për Izraelin, po promovohet ideja e partneriteteve mes kompanive amerikane dhe izraelite të teknologjisë dhe industrisë së mbrojtjes.

Në vend që fondet të paraqiten si ndihmë për Izraelin, ato do të paraqiteshin si investime që krijojnë vende pune dhe nxisin inovacionin në SHBA.

Sipas analizës së Middle East Eye, strategjia e re mbështetet jo vetëm te legjislacioni, por edhe te partneritetet ekonomike dhe industriale që mund të mbijetojnë pavarësisht ndryshimeve politike në Uashington.

Me kalimin e kohës, këto lidhje do ta bënin edhe më të vështirë ndryshimin e kursit të marrëdhënieve SHBA-Izrael.

Mitchell Plitnicki argumenton se të gjitha këto masa kanë një objektiv të përbashkët: sigurimin e vazhdimësisë së mbështetjes amerikane për Izraelin në fushat ushtarake, teknologjike dhe të inteligjencës, pavarësisht ndryshimeve në opinionin publik.

Sipas tij, marrëdhënia SHBA-Izrael tashmë mbështetet në dekada ligjesh, marrëveshjesh dhe partneritetesh korporative, ndërsa propozimet e reja synojnë ta bëjnë atë edhe më të rrënjosur dhe më të vështirë për t’u ndryshuar në të ardhmen. Dhe kjo përbën një sfidë për parimet demokratike, sepse kufizon ndikimin e qytetarëve amerikanë mbi politikat që financohen nga taksat e tyre. tesheshi

Related posts

Përmbytjet gjunjëzojnë Italinë, qeveria jep 5 milionë euro për ndihmë urgjente

admin

Mijëra protestues pro Palestinës marshojnë në rrugët e Londrës

admin

Gjermania i bën thirrje Rusisë “të ndalë vendosjen e minave në territoret e Ukrainës”

admin