RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli: Nuk kemi qëllim të përshkallëzojmë tensionet me Turqinë

izraeli:-nuk-kemi-qellim-te-pershkallezojme-tensionet-me-turqine

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, ka deklaruar se Izraeli “nuk ka interes” për përshkallëzimin e tensioneve me Turqinë, pas sulmit të javës së kaluar ndaj bazës ajrore Abu al-Duhur në Siri.

Saar tha se Izraeli është i përkushtuar për ruajtjen e status quo-së dhe se preferon një zgjidhje diplomatike të situatës.

Megjithatë, ai theksoi se Izraeli nuk do të pranojë krijimin e bazave ushtarake turke në Siri.

Izraeli ka deklaruar se sulmoi bazën ajrore Abu al-Duhur pasi inteligjenca kishte treguar se Turqia po planifikonte aktivitete atje që mund të kërcënonin sigurinë izraelite. Ankaraja i ka hedhur poshtë këto pretendime. /mesazhi

Related posts

Rusia planifikon të importojë gaz për të stabilizuar tregun e brendshëm, hap i rrallë nga Moska që nga vitet 1990

admin

SHBA-ja kryen sulme ajrore në Siri kundër grupeve të mbështetura nga Irani

admin

BE i bën thirrje Rusisë të “kthejë fëmijët ukrainas”

Muhamet Ramadani