RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli pranon se ka vrarë 5 fëmijë palestinezë në ofensivën e fundit në Gaza

izraeli-pranon-se-ka-vrare-5-femije-palestineze-ne-ofensiven-e-fundit-ne-gaza

Akuzat fillestare fajësuan grupin palestinez Xhihadi Islamik për incidentin pas lansimit të dështuar të një rakete që ra në brendësi të Gazës

Izraeli pranoi vrasjen e pesë fëmijëve palestinezë në sulmin ajror gjatë ofensivës së fundit treditore në Rripin e Gazës, raportuan mediat izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes konfirmuan përgjegjësinë e Izraelit në incident, i cili ndodhi më 7 gusht në një varrezë në zonën Xhabalia, në veri të Gazës, duke çuar në “vdekjen e pesë të miturve, të vrarë në ditën e fundit të konfliktit të fundit me Xhihadin Islamik këtë muaj”, sipas të përditshmes izraelite Haaretz.

Akuzat fillestare fajësuan grupin palestinez Xhihadi Islamik për incidentin pas lëshimit të dështuar të një rakete që ra në brendësi të Gazës.

Gazeta shtoi se një hetim i veçantë për ushtrinë izraelite në një incident tjetër zbuloi se tetë civilë palestinezë, përfshirë fëmijë, u vranë më 6 gusht nga një raketë e lëshuar gabimisht nga Xhihadi Islamik.

Ushtria izraelite tha se publikoi një video që tregon lëshimin e pasuksesshëm të një rakete nga Xhihadi Islamik që shkaktoi vdekjet.

Avionët luftarakë izraelitë nisën sulme ajrore kundër objektivave në Gaza më 5 gusht, duke përmendur si arsye “kërcënim të menjëhershëm sulmi” nga Xhihadi Islamik pas rritjes së tensioneve në territoret palestineze.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, të paktën 49 palestinezë, përfshirë 17 fëmijë dhe katër gra, u vranë, ndërsa mbi 360 të tjerë u plagosën nga sulmet. /aa

Related posts

Kurti flet për sukseset e Kosovës në Davos

admin6

Osmani në Prekaz: 28 nëntori na kujton sakrificat e bëra me shekuj që të jetojmë të lirë

admin6

Qeveria miraton pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar

RTI