RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli pranon zotërimin e municioneve që përmbajnë fosfor të bardhë

izraeli-pranon-zoterimin-e-municioneve-qe-permbajne-fosfor-te-bardhe

Ushtria izraelite ka thënë se zotëron municione me fosfor të bardhë për qëllime të tjera, dhe jo për sulme, transmeton Anadolu.

“Ne kemi predha tymi që përmbajnë fosfor të bardhë, të destinuara për kamuflim dhe jo për të sulmuar apo ndezur zjarre”, tha Radioja zyrtare e Ushtrisë Izraelite.

Deklarata izraelite erdhi pasi Shtëpia e Bardhë dje shprehu shqetësim mbi një raport që sugjeronte se Izraeli përdori fosfor të bardhë të furnizuar nga SHBA në një sulm në Libanin jugor.

“Ashtu si shumë ushtri perëndimore, ushtria izraelite gjithashtu posedon predha tymi që përmbajnë fosfor të bardhë, i cili është i ligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar”, tha Radio e Ushtrisë Izraelite.

Në njoftim shtihet se municionet “nuk janë të përcaktuara ligjërisht si armë ndezëse”.

“Washington Post” raportoi për sulmin izraelit të 16 tetorit në Dheira, një qytet libanez pranë kufirit me Izraelin, në të cilin, siç pretendonte raporti, Izraeli përdori municione me fosfor të bardhë të furnizuar nga SHBA dhe të paktën nëntë civilë u plagosën.

Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International bëri thirrje për një hetim mbi sulmin, duke e etiketuar atë si një krim të mundshëm lufte.

Sipas raportimit, në mesin e nëntë të plagosurve në sulm, të paktën tre u shtruan në spital, njëri për disa ditë.

Anadolu ka bërë gjithashtu disa fotografi që tregojnë përdorimin e bombave me fosfor të bardhë mbi civilët në Gaza, ndërsa disa avokatë thanë se ato mund të përdoren si provë në një ankesë kundër Izraelit.

Që nga 7 tetori, tensionet janë ndezur përgjatë kufirit midis Libanit dhe Izraelit midis forcave izraelite dhe Hezbollahut në përleshjet më vdekjeprurëse që kur të dy palët luftuan një luftë në shkallë të gjerë në 2006.

Tensioni kufitar vjen në kohën e ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas.

Related posts

Kolumbia arrin armëpushim me grupet kryesore të armatosura

admin

“I urojmë shërim të shpejtë”- Kate Middleton u diagnostikua me kancer, reagojnë Princ Harry dhe Meghan

admin

SHBA ngre strukturën gjigante të emigrantëve në shkretëtirën e Texas, në pritje të fluksit

admin