RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli refuzon kërkesën e kryediplomatit norvegjez për vizitë pas njohjes së Pa’lestinës

iz’raeli-refuzon-kerkesen-e-kryediplomatit-norvegjez-per-vizite-pas-njohjes-se-pa’lestines

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz hodhi poshtë kërkesën e homologut të tij norvegjez Espen Barth Eide për të vizituar Izraelin, në shenjë proteste kundër njohjes së shtetit të Palestinës nga Norvegjia, transmeton Anadolu.

Katz hodhi poshtë kërkesën e kryediplomatit norvegjez për të vizituar Izraelin lidhur me “njohjen e Oslos të një shteti palestinez, refuzimin për të njohur Hamasin si një organizatë terroriste dhe mbështetjen për çështjen e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Hagë”, njoftoi “The Times of Israel”.

Sipas raportimit, ministri norvegjez Eide iu afrua Katz-it gjatë samitit të NATO-s të javës së kaluar të mbajtur në Washington, duke thënë: “Ne kemi shumë për të diskutuar”.

Sipas faqes izraelite, ministri i Jashtëm norvegjez nuk mund të vizitojë as Autoritetin Palestinez pa miratimin e Izraelit.

Norvegjia, së bashku me Irlandën dhe Spanjën, e njohën zyrtarisht Palestinën si shtet më 28 maj.

“Për më shumë se 30 vjet, Norvegjia ka qenë një nga avokatët më të fortë për një shtet palestinez”, tha ministri i Jashtëm Espen Eide.

Related posts

“Macron dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë”

admin

Vetëm 57.1 për qind të nxënësve e kaluan pjesën e dytë të provimit të maturës

Muhamet Ramadani

Aeroporti i Stambollit thyen rekordin e të gjitha kohërave për numrin e pasagjerëve ditorë në Turqi dhe Evropë

RTI