RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli refuzon propozimin e Hamasit për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve

izraeli-refuzon-propozimin-e-hamasit-per-armepushim-dhe-shkembimin-e-pengjeve

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu refuzoi propozimin e fundit të Hamasit lidhur me marrëveshjen për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve duke thënë se kushtet “janë ende të paarsyeshme”, transmeton Anadolu.

Zyra për media e kryeministrisë bëri një deklaratë pas mbledhjes së kabinetit të luftës në lidhje me refuzimin e propozimit të Hamasit dhe miratimin e sulmit në qytetin Rafah.

“Netanyahu miratoi planin e ushtrisë izraelite për të sulmuar qytetin Rafah në jug të Gazës”, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se “Ushtria po përgatitet për operacionin dhe evakuimin e popullatës (civile)”.

Netanyahu refuzoi propozimin e fundit të Hamasit lidhur me marrëveshjen për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve duke thënë se kushtet “janë ende të paarsyeshme” bëhet. e ditur në deklaratën në të cilën thuhet se Izraeli do të dërgojë një delegacion në Katar për të negociuar marrëveshjen e armëpushimit “pasi kabineti i sigurisë të diskutojë qëndrimin e Izraelit”.

Miratimi për sulm ndaj qytetit Rafah ka ardhur pavarësisht paralajmërimeve të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në dhe Egjiptin në drejtimin që të mos hyhet në Rafah në të cilin strehohen rreth 1.5 milion palestinezë të zhvendosur.

Hamasi në një deklaratë dje njoftoi se u ka paraqitur ndërmjetësuesve, Katarit dhe Egjiptit propozimin lidhur me armëpushimin me Izraelin dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza.

Ndërsa në një deklaratë nga zyra për media e kryeministrisë izraelite u mbrojt ideja se kërkesat e Hamasit në propozimin e fundit ishin “të paarsyeshme”.

Related posts

Osmani në Ditën e Çlirimit: Populli i Kosovës i është mirënjohës miqve që lirinë e bënë realitet

admin

Guterres: Kriza klimatike “i ka hapur dyert e ferrit”

admin

Në veri të Mitrovicës digjet një veturë me targa serbe

rezart morina