RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli shkatërroi fshatin palestinez Al-Arakib për të 210-tën herë

izraeli-shkaterroi-fshatin-palestinez-al-arakib-per-te-210-ten-here

Forcat izraelite shkatërruan edhe një herë fshatin palestinez Arakib në shkretëtirën Najaf në jug të vendit, duke lënë shumë njerëz të pastrehë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anëtari i Komitetit të Mbrojtjes së Arakib, Aziz et-Turi, për AA tha se forcat izraelite shkatërruan fshatin që bastisën për herë të 210-të.

Turi theksoi se banorët e rajonit këtë herë do të ndërtojnë përsëri shtëpitë e tyre, siç bëjnë pas çdo shkatërrimi nga forcat izraelite.

Më shumë se 80 palestinezë me shtetësi të Izraelit jetojnë në fshatin Arakib, të cilin Izraeli e shkatërroi për herë të parë në korrik të 2010.

Qeveria e Tel Avivit pretendon se fshati është “krijuar ilegalisht dhe duhet të shkatërrohet”. Nga ana tjetër, banorët e fshatit theksojnë se këto toka janë trashëguar nga gjyshërit e tyre shumë kohë përpara se të themelohej Izraeli.

Banorët rindërtojnë shtëpitë e tyre pas çdo prishjeje

Banorët e fshatit vazhdojnë rezistencën duke rindërtuar shtëpitë e tyre me materiale druri dhe plastike pas çdo shembjeje nga forcat izraelite.

Izraeli, i cili nuk ofron shërbime të detyrueshme si energjia elektrike dhe uji për Arakib, si në fshatrat e tjerë në rajonin e Najafit, nuk e njeh pronësinë e tokës së palestinezëve që jetojnë në rajon.

Related posts

Osmani në mesin liderëve të 13 shteteve të Europës Juglindore

Muhamet Ramadani

SHBA, rriten tensionet në Minneapolis mes protestave të vazhdueshme kundër ICE-së

RTI

BE: Të gjitha pikat e Marrëveshjes duhet të zbatohen, Kosova dhe Serbia kanë detyrime ndërkombëtare

Muhamet Ramadani