RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli shkatërron fshatin palestinez Al-Arakib për herë të 216-të – VIDEO

izraeli-shkaterron-fshatin-palestinez-al-arakib-per-here-te-216-te-–-video

Forcat izraelite lanë shumë persona pa shtëpi duke shembur edhe njëherë fshatin Al-Arakib ku jetojnë beduinët palestinezë në shkretëtirën Negev në jug të vendit, raporton Anadolu.

Anëtari i Komitetit për Mbrojtjen e fshatit Al-Arakib, Aziz Aziz al-Touri në një deklaratë për Anadolu theksoi se forcat izraelite bastisën fshatin dhe e shkatërruan atë për herë të 216-të.

Touri tha se banorët e rajonit do ta ndërtojnë sërish fshatin, duke shtuar se ushtarët izraelit gjithashtu kanë konfiskuar edhe mjetet e palestinezëve.

Në fshatin Al-Arakib të cilin Izraeli e shembi për herë të parë në korrik 2010, jetojnë mbi 80 palestinezë, shtetas izraelitë.

Administrata e Tel Avivit pretendon se fshati është “ngritur në mënyrë të paligjshme dhe duhet të shembet”. Ndërsa banorët e fshatit theksojnë se këto toka u janë trashëguar nga gjyshërit e tyre shumë kohë para themelimit të Izraelit.

– Banorët rindërtojnë shtëpitë e tyre pas çdo shembjeje

Pas çdo procesi të shembjes nga forcat izraelite, banorët vazhdojnë rezistencën e tyre duke ndërtuar shtëpitë e tyre prej druri dhe lëndës plastike.

Ashtu si në fshatrat e tjerë në rajonin Nagev, Izraeli nuk ofron shërbim të energjisë elektrike dhe ujit edhe në fshatin Al-Arakib si dhe nuk njeh pronësinë e tokës për palestinezët që jetojnë në rajon.

Sipas burimeve palestineze, administrata e Tel Avivit deri më sot ka shpronësuar 11 milionë dynymë të Shkretëtirës Negev me 12 milionë dynymë ku jetojnë 220 mijë palestinezë.

Related posts

Këtu janë zhvillimet kryesore të orëve të fundit në Palestinë

admin6

Baerbock: Po shqyrtojmë se çfarë armësh shtesë mund t’i ofrojmë Ukrainës

admin

Vdes shoferi që u aksidentua në fshatin Pogragjë të Gjilanit

admin