RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli thotë se kreu sulm ajror në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor

izraeli-thote-se-kreu-sulm-ajror-ne-qytetin-jenin-te-bregut-perendimor

Ushtria izraelite ka njoftuar se forcat e saj kanë kryer një sulm ajror duke shënjestruar disa palestinezë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të shkurtër, ushtria tha se avionët luftarakë izraelitë kanë “goditur me saktësi” disa persona në qytet, pa bërë të ditur saktësisht se sa.

Ajo nuk dha detaje të mëtejshme mbi identitetin e personave të shënjestruar apo rezultatin e sulmit.

Nuk pati reagim të menjëhershëm nga burimet palestineze lidhur me viktimat si pasojë e sulmit të raportuar.

Related posts

“Kam fituar tri herë, do ta bëj sërish”, Trump habit në darkën e korrespondentëve: Synimi im është të kandidoj për një mandat të tretë

Hevzi

Çmimi i Madh i Bahreinit në Formula 1 do të zhvillohet në Malajzi në tetor

Muhamet Ramadani

Rama e quan Kurtin mik të posaçëm

Muhamet Ramadani