RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli vrau mbi 1.000 palestinezë në Rripin e Gazës në 10 ditët e fundit

izraeli-vrau-mbi-1.000-palestineze-ne-rripin-e-gazes-ne-10-ditet-e-fundit

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës është rritur me 1.025 në 10 ditët e fundit, duke arritur në 30.631, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza me anë të një deklarate me shkrim ndau informacione lidhur me bilancin e sulmeve të Izraelit që po vazhdon prej 151 ditësh.

Në sulmet e ushtrisë izraelite në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 97 persona ndërsa janë plagosur 123 të tjerë. Sipas kësaj, Izraeli në 10 ditët e fundit vrau 1.025 palestinezë.

Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 30.631 dhe numri i të plagosurve është rritur në 72.043. Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga një ofensivë ndërkufitare nga grupi palestinez Hamas në tetor.

Rreth 85 për qind e banorëve të Gazës janë zhvendosur nga sulmet izraelit ndërsa të gjithë përballen me pasiguri ushqimore, sipas OKB-së. Qindra mijëra njerëz jetojnë pa strehë dhe më pak se gjysma e kamionëve me ndihma po hyjnë në territor sesa përpara fillimit të konfliktit.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në një vendim të përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ditë zie për viktimat Turqi-Siri

rezart morina

Evropiani i Xhudos, 40 shtete zbarkojnë në Kosovë në muajin dhjetor

admin

Alarm në Izrael, raportohet për sulm terrorist në jug të Tel Avivit! Vriten dy nga autorët që hapën zjarr pranë një stacioni hekurudhor

admin