RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ditë zie për viktimat Turqi-Siri

maqedonia-e-veriut-dhe-shqiperia-dite-zie-per-viktimat-turqi-siri

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po mbajnë ditë zie në kujtim të atyre që humbën jetën në tërmetet Turqi-Siri.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski tha se “mendimet dhe lutjet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë me të afërmit e atyre që humbën jetën” dhe u zotua se do të vazhdojë të ndihmojë të mbijetuarit, “ata që humbën gjithçka”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se qeveria e tij po mbante  ditë zie “si shenjë dhimbjeje dhe lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe në kufirin turko-sirian” si dhe “një shenjë solidariteti me miken tonë Turqinë”.

Të dy vendet do të ulin flamujt në gjysmështizë, ndërkohë që Rama u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të ndezin qirinj në solidaritet me viktimat. /mesazhi

Related posts

Ministri turk i Mbrojtjes dhe homologu i tij grek vizitojnë rajonin e prekur nga tërmetet

admin

Xhaferi- Shentop: RMV dhe Turqia lidhen me miqësi dhe partneritet tradicional

admin

Lagunari italian zhvillon stërvitje specifike në Liqenin e Ujmanit

admin6