RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli vr’et 66 pa’lestinezë të tjerë në Ga’za, rritet në mbi 39.300 shifra e përgjithshme

iz’raeli-vr’et-66-pa’lestineze-te-tjere-ne-ga’za,-rritet-ne-mbi-39.300-shifra-e-pergjithshme

Ushtria izraelite vrau 66 palestinezë të tjerë në sulmet në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 39.324 që nga 7 tetori i kaluar, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavë, transmeton Anadolu

Në një deklaratë të ministrisë thuhet po ashtu se rreth 90.830 persona janë plagosur deri më tani.

“Forcat izraelite vranë 66 persona dhe plagosën 241 të tjerë në tri ‘masakra’ kundër familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ajo.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Gaza që nga një sulm i 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas.

Mbi nëntë muaj pas fillimit të sulmeve izraelite, pjesë të gjera të Gazës janë në gërmadha, krahas një bllokade paralizuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Aktori Ramy Youssef lutet për Palestinën në një program televiziv në SHBA

admin

Britani, protesta kundër projektligjit të qeverisë për azilin

rezart morina

Kina arriti të merrte informacion nga SHBA-ja përmes balonës së spiunazhit

admin