RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli vr’et një gazetar tjetër pa’lestinez në Ga’za, totali rritet në 160

iz’raeli-vr’et-nje-gazetar-tjeter-pa’lestinez-ne-ga’za,-totali-rritet-ne-160

Një tjetër gazetar palestinez u vra në një sulm izraelit në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e gazetarëve të vrarë në 160 që nga 7 tetori i vitit të kaluar, thanë sot autoritetet lokale, transmeton Anadolu.

Zyra Mediale e qeverisë së Gazës e identifikoi viktimën e fundit si Mohammed Meshmesh, drejtor programi në radion “Zëri i Al-Aksasë”.

Zyra nuk dha detaje rreth rrethanave apo datës së vdekjes së tij.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës që nga një sulm i 7 tetorit nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas.

Më shumë se 38.700 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 89.000 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Mbi nëntë muaj pas fillimit të sulmeve izraelite, pjesë të gjera të Gazës qëndrojnë në gërmadha, krahas një bllokade paralizuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin të ndalonte menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Erdoğan në Forumin e Biznesit në Sarajevë bën thirrje për më shumë investime turke në BeH

admin

Gjendet i vdekur një person në një banesë në Prizren

admin

Nëntë banues dhe një zjarrfikës lëndohet nga zjarri që shpërtheu në një banesë kolektive në Ferizaj

admin6