RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nëntë banues dhe një zjarrfikës lëndohet nga zjarri që shpërtheu në një banesë kolektive në Ferizaj

nente-banues-dhe-nje-zjarrfikes-lendohet-nga-zjarri-qe-shpertheu-ne-nje-banese-kolektive-ne-ferizaj

Nëntë banues dhe një zjarrfikës kanë pësuar lëndime, si pasojë e një zjarri që ka ndodhur brenda një ndërtese kolektive, mbrëmë në Ferizaj.

Të lënduarit për shkak të plagëve të marra janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në raportin ditor, Policia e Kosovës thotë se ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit të zjarrit.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, njësitë policore si dhe ato emergjente.

Zjarri ka shkaktuar edhe dëme të mëdha brenda ndërtesës.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetar dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim

Related posts

Që nga mbrëmë në sulmet izraelite janë vrarë 32 palestinezë

admin6

“Mesazhi u mor”: Të zhvendosurit në Gaza falënderojnë studentët amerikanë për protestat e solidaritetit

admin

Shpërthim në tregun e kafshëve në Prizren, nëntë të lënduar

rezart morina