Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura, i cili përfaqëson të afërmit e robërve ende të mbajtur në Gaza, anuloi më parë tubimin e tij javor në Tel Aviv, por bëri thirrje për demonstrata të tjera.
Protestuesit u mblodhën jashtë shtëpisë së ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant në Tel Aviv dhe rezidencës së liderit të partisë Shas Aryeh Deri në Jerusalem.
Më vete, në një tjetër protestë javore, qindra protestues antiqeveritar u mblodhën jashtë rezidencës së Netanyahut në Cezare.
Anti government protesters clashing in Tel Aviv pic.twitter.com/Km7RhrmWOm
— War Monitor (@WarMonitors) August 3, 2024