RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraelitët vazhdojnë protestat e tyre kundër rregullores gjyqësore të qeverisë së Netanyahut

izraelitet-vazhdojne-protestat-e-tyre-kunder-rregullores-gjyqesore-te-qeverise-se-netanyahut

Izraelitët vazhdojnë protestat e tyre që kanë ndërmarrë pre javësh kundër rregullores gjyqësore të diskutueshme të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.

Izraelitët të cilët mbajnë protesta masive në të gjithë vendin çdo të shtunë në mbrëmje kundër rregullores së gjyqësorit të qeverisë së koalicionit të ekstremit të djathtë nën udhëheqjen e Natanyahut, dolën sërish në sheshe në javën e 16-të të protestave.

Në protestat e mbajtura në qytetet si Tel Aviv, Kudsin Perëndimor, Haifa, Netanya, Beersheba, Rehovot morën pjesë dhjetëra mijëra persona. Ashtu si çdo javë në Tel Aviv ku mbahen protestat me pjesëmarrjen më intensive, më shumë se 30 mijë protestues protestuan në bulevardin “Kaplan”.

Policia izraelite, kryesisht në Tel Aviv dhe në qytete të ndryshme bllokoi disa rrugë.

Ndërsa një grup protestuesish në kryeqytet mbajtën shkronjat e fjalës “apartheid” dhe protestuan diskriminimin racor që i atribuohet Izraelit nga organizatat e të drejtave të njeriut kundër politikave pushtuese që Tel Avivi zbaton ndaj territoreve të Palestinës.

– Rregullorja gjyqësore e shtyrë

“Rregullorja gjyqësore” që ministri i Drejtësisë, Yariv Levin njoftoi më 5 janar, përfshin rregullime të tilla e cila kufizon kompetencat e Gjykatës së Lartë dhe lejon qeverinë të ketë dominim mbi emërimet në gjyqësor.

Kryeministri Netanyahu më 27 mars, njoftoi shtyrjen e rregullores gjyqësore e cila ka shkaktuar greva dhe protesta masive në mbarë vendin.

Por, qeveria pritet që në fillim të muajit maj ta sjellë sërish në Parlament rregulloren që ka shtyrë.

Related posts

Pavarësisht thirrjeve për ar’mëpushim, Iz’raeli bo’mbardon 75 objektiva në Liban

admin

Takimi Xi-Orban, Kina forcon bashkëpunimin me Hungarinë përmes një partneriteti “gjithëpërfshirës”

admin

“Ballkani i Hapur” këto janë 4 marrëveshjet e reja që u nënshkruan në Beograd

admin