RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca: Zgjedhjet në veri po mbahen në atmosferë të qetë dhe demokratike

konjufca:-zgjedhjet-ne-veri-po-mbahen-ne-atmosfere-te-qete-dhe-demokratike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ftuar qytetarët me të drejtë vote, që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje që po mbahen në komunën e Veriut të Mitrovicës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Procesi zgjedhor në katër komunat veriore, siç ka shkruar Konjufca, po organizohet në atmosferë të qetë dhe demokratike.

Më tej, Konjufca ka thënë se vota e qytetarëve do të ketë ndikim të madh në vendimmarrje lokale dhe ndryshime të përgjithshme pozitive.

Shkrimi i plotë:

Sot, në një atmosferë të qetë dhe demokratike po mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat e Republikës së Kosovës, përkatësisht në komunën e Veriut të Mitrovicës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Zgjedhjet janë mjeti më demokratik dhe mundësia më mirë për qytetarët që përmes votës së lirë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të bëjnë ndryshimet e dëshiruara.

Prandaj i ftoj qytetarët me të drejtë vote të këtyre komunave që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e sotme lokale.

Mos e humbni rastin. Vota juaj do të ketë ndikim të madh në vendimmarrjen lokale, në ndryshimet e përgjithshme pozitive dhe në jetën e mirëqenien tuaj.

Related posts

Izraeli planifikon shembjen e 25 shtëpive në kampin Nur Shams në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Ishte rreth 500 metra larg Donald Trump, si u pikas mes shkurreve 58-vjeçari që tentoi të vriste ish-Presidentin! Shërbimi Sekret qëlloi drejt tij, por arriti të arratisej! U arrestua pasi dëshmitari…

admin

Kancelari gjerman, Merz: BE-ja duhet të transformohet në një bashkim evropian të mbrojtjes

admin