Përgjithësisht dihet se ushqimet e shpejta janë të rrezikshme për sistemin imunitar, nervor dhe metabolizmin në tërësi.
Por, në veçanti, produktet si keçapi apo mustarda përmbajnë përbërës tepër të dëmshëm për funksionimin e trupit.
Andaj, ekspertët rekomandojnë të merrni me sasi më të rezervuara keçapin, pasi ky i fundit mund të shkaktojë sëmundje të zemrës dhe diabet.
Domatet, në gjendjen e tyre natyrale janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E, vitaminës B6, magnezit, fosforit, kaliumit dhe bakrit, si dhe vitaminës A, C dhe K. Por një shishe keçap ka vetëm 8% të vitaminave A dhe C dhe përpunon apo eliminon përfitimet e domateve.
Sirupi fruktoz është një përbërës i dëmshëm i keçapit, një kontribues i madh në shtimin e kalorive dhe është i lidhur me problemet e peshës, diabetin e tipit 2 dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Natriumi gjithashtu shkakton problem në mëlçinë e përdoruesve.
Kripa që përmban keçapi shkon përtej dozës së rekomanduar, pra 7% në përmbajtjen e përgjithshme të saj.
Kur konsumoni shumë natriumi, veshkat duhet të prodhojnë ujë. Vëllimi i gjakut në trupin tuaj rritet dhe vendos presion në zemër. Shumë kripë në dietën tuaj bën që enët e gjakut të ngurtësohen, rrit shanset për sulm në zemër, për goditje në tru dhe shkakton shtypje të lartë të gjakut.