RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jakov Millatoviq zgjidhet presidenti i ri i Malit të Zi

jakov-millatoviq-zgjidhet-presidenti-i-ri-i-malit-te-zi

Kandidati i Lëvizjes “Evropa Tani”, Jakov Millatoviq, fitoi zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, duke fituar 58,9 për qind të votave në raundin e dytë, raporton Anadolu.

Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT), bazuar në 100 për qind të fletëvotimeve të përpunuara, 41,1 për qind e votuesve kanë votuar për presidentin aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale morën pjesë gjithsej 383 mijë votues, përkatësisht 70,7 për qind e elektoratit.

Të drejtë vote në këto zgjedhje në Mal të Zi kanë pasur 542.154 qytetarë.

Related posts

Osmani kërkon që BE-ja të jetë më e zëshme karshi tendencave destabilizuese të Serbisë

admin

Kush është Çeda Aksiq, serbi i akuzuar për masakrën e Reçakut

Muhamet Ramadani

Eshtrat e viktimave të luftës të bllokuar poshtë plehrave gjithë këto vite? Dyshime për varr masiv, Serbia konfirmon kërkimet një pikë grumbullimi mbeturinash

admin