RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japoni, pavarësisht protestave mbahet funerali shtetëror për ish-kryeministrin Abe

japoni,-pavaresisht-protestave-mbahet-funerali-shteteror-per-ish-kryeministrin-abe

Në Japoni sot është mbajtur funerali shtetëror për nder të ish-kryeministrit Shinzo Abe i cili u vra në korrik gjatë një fushate parazgjedhore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi për të mbajtur funeralin shtetëror shkaktoi gjithashtu protesta rreth vendit të ngjarjes të ngritur në një park pranë Sallës Nippon Budokan në Tokio, ku mbi 700 personalitete të huaja dhe vendas po bëjnë homazhe për ish-udhëheqësin e Partisë Liberale Demokratike në pushtet, i njohur për stabilizimin e arenës politike japoneze.

Ceremonia filloi rreth orës 14:13 pasi mbetjet e djegura të Abe mbërritën në vend dhe iu dorëzuan kryeministrit Fumio Kishida nga e veja e kryeministrit të vrarë, Akie Abe.

Princi i kurorës i Japonisë Akishino përfaqëson familjen perandorake në funeralin shtetëror.

Një dokumentar i vogël që tregon jetën dhe punën e Abe si shef ekzekutiv i Japonisë u shfaq pas himnit kombëtar.

“Japonia është kthyer … E ardhmja e Japonisë varet nga ajo që ne bëjmë tani”, janë disa nga citimet e fjalimeve të Abe që u lëshuan gjatë ceremonisë.

Kryeministri Kishida mbajti një fjalim. “Zoti Abe, ju ishit një person që duhet të kishit jetuar shumë, shumë më gjatë si një busull për të ardhmen e Japonisë dhe të botës”, tha Kishida në ceremoninë

“Ne nuk mund t’ju shohim më në veprim … kjo është zemërthyer dhe për të ardhur keq”, shtoi Kishida.

Tokio është në gatishmëri të lartë me rreth 20.000 policë që ruajnë vendin.

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, kryeministri indian, Narendra Modi, ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë ndër të ftuarit e huaj që marrin pjesë në funeral.

Ngjarja pritet të kushtojë rreth 1,66 miliard jen (11,6 milionë dollarë) të paguara nga paratë e taksapaguesve dhe kjo shkaktoi kritika të mëdha nga publiku dhe politikanët.

Abe është kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, i cili u vra më 8 korrik teksa mbante një fjalim të fushatës zgjedhore në qytetin perëndimor Nara.

Është hera e parë në 55 vjet që Japonia nderon ndonjë nga liderët e saj me një funeral shtetëror.

Funeralet shtetërore janë të rezervuara vetëm për anëtarët e familjes perandorake të Japonisë. /aa

Related posts

Mbi 7 milionë turistë vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2022

admin

Izraeli qëndron pas masakrës së Festivalit Nova Rave!

admin6

Dialogu, sulmet kibernetike: Mediat shqiptare tregojnë temat që i folën Kurti e Rama

admin