RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japonia aktivizon trupa ushtarake pas rritjes së sulmeve të arinjve

japonia-aktivizon-trupa-ushtarake-pas-rritjes-se-sulmeve-te-arinjve

Japonia dërgoi të mërkurën ushtarë për të luftuar rritjen e sulmeve nga arinjtë në pjesën verilindore të vendit, transmeton Anadolu.

Forcat Tokësore të Vetëmbrojtjes të Japonisë (GSDF) nënshkruan një marrëveshje me prefekturën Akita për të ofruar mbështetje logjistike, raportoi agjencia Kyodo News.

Sipas marrëveshjes, ushtarët do të ndihmojnë në vendosjen dhe transportimin e kurtheve, transportimin e gjuetarëve dhe hapjen e vendeve për varrosjen e kufomave të arinjve, por ata nuk do të përdorin armë zjarri për t’i vrarë ata.

Operacionet kanë nisur në qytetin Kazuno dhe pritet të zgjerohet gradualisht në pjesë të tjera të rajonit.

Projekti do të zgjasë deri në fund të muajit.

“Ne duam të mbështesim aktivitetet e Forcave të Vetëmbrojtjes në bashkëpunim të ngushtë me komunat”, ka thënë guvernatori i Akitës, Kenta Suzuki, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Komandanti i Divizionit të 9-të të GSDF-së, Yasunori Matsunaga, ka thënë: “Jemi të vetëdijshëm se dëmet e shkaktuara nga arinjtë në prefekturën Akita janë një çështje kritike. Ne do të vazhdojmë veprimtaritë bazuar në nevojat në mënyrë që të jemi sa më të dobishëm”.

Sipas Ministrisë së Mjedisit, vëzhgimet e arinjve të zinj aziatikë në Japoni kanë arritur në 20.792 nga prilli deri në shtator, numri më i lartë për gjashtë muajt që nga fillimi i të dhënave në vitin fiskal 2009.

Shifra e tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 15.832 gjatë të njëjtëve muaj në vitin fiskal 2024.

Prefekturat verilindore Iwate dhe Akita kanë regjistruar numrin më të madh të vëzhgimeve, me 4.499 dhe 4.005 respektivisht.

Rastet e përballjeve me arinj janë shtuar në mbarë vendin këtë vit, me 14 vdekje – të konfirmuara ose të dyshuara si të lidhura me sulme nga arinjtë – dhe dhjetëra të lënduar. Vetëm prefektura Akita ka raportuar 60 sulme, përfshirë katër vdekje.

Related posts

Shtëpia e Bardhë mohon pretendimin se SHBA-ja ndodhet pas sulmeve ndaj Kremlinit

Muhamet Ramadani

Myftiu Tërnava mori pjesë në Samitin e liderëve fetarë myslimanë në botë

admin

Presidenti i Këshillit Evropian, Michel bisedë telefonike me Aliyev dhe Pashinyan

Muhamet Ramadani