Japonia po dërgon një ekip tjetër mjekësor në Turqi për të mbështetur operacionet e ndihmës në zonat e goditura nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit, transmeton Anadolu.
“Në lidhje me tërmetin në Republikën e Turqisë, qeveria e Japonisë do të dërgojë një ekip të dytë mjekësor japonez të Ndihmës për Fatkeqësitë (JDR) në atë vend sot (12 shkurt)”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Japonisë.
Një ekip paraprak, shtohet në deklaratë, u nis për në Turqi të premten e kaluar dhe tashmë ka filluar koordinimin me zyrtarët e qeverisë turke në lidhje me ndihmën specifike.
“Japonia do të vazhdojë të vlerësojë më tej dëmet në terren dhe të shqyrtojë ndihmën e nevojshme bazuar në nevojat aktuale”, përfundoi deklarata.
Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, me epiqendër në Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Hatay, Gaziantep, Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanliurfa.
Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.
Sipas shifrave të fundit, mbi 24.600 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe mbi 80.000 janë lënduar.
Ndërkaq, në Sirinë fqinje, numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 3.500, ndërsa më shumë se 5.200 janë lënduar.
Japan, Taiwan, Mexico and Greek sent their rescue teams to Turkey https://t.co/H7xWBQe0o2 pic.twitter.com/ftyC3auKIQ
— Nikki (@nikki_miumiu) February 7, 2023