RTV AHIRETI
Shëndetësi

Përfitimet shëndetësore nga uthulla e mollës

perfitimet-shendetesore-nga-uthulla-e-molles

Uthulla e mollës mund të përdoret për qindra arsye të ndryshme. Shumica e njerëzve e përshkruajnë si gjënë më të rëndësishme të kuzhinës. Kjo uthull është e mbushur me enzima dhe probiotikë.

Ekspertët thonë se përfitimet shëndetësore të kësaj uthulle janë të mahnitshme, ndërsa më poshtë keni disa prej arsyeve se përse duhet ta bëni zakon që ta konsumoni atë çdo natë para se të flini.

Uthulla e mollës është e pasur me acid acetik

Rezultatet e një studimi japonez sugjerojnë se acidi acetik mund të ndihmojë në kontrollimin e tensionit të gjakut dhe akumulimit të yndyrës.

Ka veti antikanceroze

Kanceri është vrasës i heshtur, simptomat e të cilit shpeshherë nuk shfaqen derisa të ketë kaluar në një fazë ku nuk keni çfarë të bëni më. Në vitin 2014, mbi 1.6 milion njerëz në SHBA ishin diagnostikuar me kancer, ndërkaq mbetet shkaktari i katërt i vdekjeve në SHBA. Por, hulumtimet tregojnë se uthulla ka aftësinë që të paktën ta tkurrë atë dhe t’i vras disa lloje të qelizave kanceroze. Një studim i kryer në Kinë ka zbuluar se konsumimi i perimeve dhe uthullës redukton rrezikun e kancerit në ezofag.

Ul kolesterolin dhe parandalon sëmundjet e zemrës

Një nga rreziqet më të mëdha të kolesterolit të lartë është se mund të shpie në probleme të ndryshme të zemrës. Kur kolesteroli bllokon arteriet, rritet në mënyrë drastike rreziku i sulmit në zemër. Uthulla e mollës mund të ndihmojë për këtë problem sepse përmban acide klorogjenike të cilat e ulin kolesterolin e keq.

Ndihmon në humbjen e peshës

Shumë studime kanë dëshmuar se acidi acetik që gjendet në uthull mund të parandalojë akumulimin e yndyrës në trup. Prandaj, konsumimi i kësaj pije është një mënyrë mjaft e mirë për të filluar rrugëtimin e humbjes së peshës.

Related posts

Çfarë i ndodhë trupit kur pini ujë me limon çdo mëngjes

admin

Humbni peshë me manaferra

admin

Nuk e keni ditur? Ja cilat janë organet që mund të dhurohen në trupin e njeriut

rezart morina