Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të mbajë mot i nxehtë.
Sipas njoftimit, temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë celsius.
Njoftimi nga IHK për pesë ditët e ardhshme:
E hënë-Mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth maleve , ku vende-vende mund të ketë edhe ndonjë rigë të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.
E martë – Moti me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33gradë celsius, do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.
E mërkurë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.
E enjte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.
E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.