RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Abbas: Roli i Turqisë në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm

abbas:-roli-i-turqise-ne-mbeshtetjen-e-kauzes-palestineze-eshte-i-rendesishem

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas theksoi se roli i Turqisë në mbështetjen e kauzës palestineze në fusha të ndryshme është i rëndësishëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve (WAFA), Abbas priti në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese prof. dr. Zühtü Arslan dhe delegacionin turk bashkë me të, të cilët shoqëroheshin nga Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Kuds të Palestinës, ambasadori Ahmet Rıza Demirer.

Abbas përcolli falënderimet e tij ndaj Republikës së Turqisë dhe institucioneve të saj për mbështetjen e tyre në çdo fushë, për qëndrimin e tyre pranë shtetit të Palestinës në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe për mbrojtjen dhe mbështetjen ndaj të shenjtave islame. Abbas vuri theksin mbi rëndësinë e rolit të Turqisë në mbështetjen e kauzës palestineze në fusha të ndryshme.

Delegacioni turk konfirmoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve turko-palestineze, nevojën e zhvillimit të marrëdhënieve mes dy palëve dhe dëshirën për të bashkëpunuar me homologët e tyre në Gjykatën Kushtetuese Palestineze.

Më tej në lajm thuhet se delegacioni ka theksuar se “Palestina ka një vend të veçantë tek populli turk. Do të vazhdojmë në çdo platformë dhe në çdo mënyrë mbështetjen tonë për kauzën palestineze dhe solidarizimin tonë me popullin e Palestinës”.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese prof. dr. Zühtü Arslan në kuadër të vizitës së tij zhvilloi takime në Palestinë dhe nënshkroi memorandum mirëkuptimi me homologun e tij palestinez Muhammad al-Hajj Qassim, me qëllim shkëmbimin e përvojës dhe njohurive dhe zhvillimin e bashkëpunimit mes Gjykatave Kushtetuese të dy vendeve.

Related posts

Osmani për televizionin publik kroat: Zinxhiri i provave të sulmit në Banjskë, të dërgon te ushtria serbe

rezart morina

Qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

admin

Sekretari i Jashtëm britanik: Problemet globale nuk mund të zgjidhen pa Kinën

admin