RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jemeni paralajmëron se grupi Huthi po përpiqet të imponojnë “realitet të ri” në Detin e Kuq

jemeni-paralajmeron-se-grupi-huthi-po-perpiqet-te-imponojne-“realitet-te-ri”-ne-detin-e-kuq

I dërguari i Jemenit në OKB, Abdullah al-Saadi, ka paralajmëruar se grupi Huthi po vazhdon përshkallëzimin ushtarak dhe po përpiqet të imponojë një “realitet të ri” në Detin e Kuq, transmeton Anadolu.

Duke folur dje gjatë një seance urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi sulmet e Huthive ndaj Arabisë Saudite, Saadi tha se veprimet e grupit kërcënojnë lundrimin në këtë rrugë ujore strategjike.

“Milicia Huthi vazhdon përshkallëzimin e saj dhe po përpiqet të imponojë një realitet të ri në Detin e Kuq. Milicia Huthi kërcënon lundrimin në Detin e Kuq”, tha Saadi, duke paralajmëruar për rreziqet që paraqet marrja nën kontroll nga grupi e Ngushticës Bab al-Mandeb.

“Ne po mbrojmë Bab al-Mandebin si një çështje të sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale”, shtoi ai.

I dërguari jemenas i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dënojë përshkallëzimin ushtarak të Huthive dhe të zbatojë embargon e armëve ndaj grupit.

Ai tha se qeveria e njohur ndërkombëtarisht ka “zgjedhur paqen në vend të luftës dhe ka treguar përmbajtje gjatë gjithë këtyre viteve”, duke theksuar se do të vazhdojë “të përmbushë detyrën e saj për të mbrojtur popullin dhe institucionet e saj”.

Deklaratat e tij erdhën në një kohë kur po përshkallëzohen përleshjet mes forcave qeveritare dhe Huthive përgjatë bregdetit perëndimor të Jemenit, i cili shtrihet përgjatë Detit të Kuq dhe pranë Ngushticës Bab al-Mandeb.

Huthit kanë avancuar përgjatë bregdetit perëndimor ditët e fundit, ndërsa mediat lokale raportuan se grupi kishte marrë nën kontroll ishullin strategjik Zuqar në Detin e Kuq, pranë Bab al-Mandebit. As Huthit dhe as forcat qeveritare nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht raportin.

Kryetari i Këshillit Presidencial të Udhëheqjes së Jemenit, Rashad al-Alimi, kishte paralajmëruar më herët për pasojat e lëvizjeve ushtarake pranë Bab al-Mandebit.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Afrah al-Zouba, i ka bërë gjithashtu thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratojë një “qëndrim të qartë dhe të vendosur” ndaj përshkallëzimit të Huthive dhe rreziqeve që ai paraqet për Jemenin, rajonin dhe Detin e Kuq.

Luftimet mes forcave qeveritare dhe Huthive janë intensifikuar në disa fronte që nga fillimi i korrikut, pas disa vitesh qetësie relative.

Jemeni është përfshirë nga konflikti që kur Huthit morën nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa provinca në shtator të vitit 2014. Një koalicion arab i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri në muajin mars të vitit 2015 në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht.

Related posts

Vuçiq: Serbia do të kërkojë seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

admin

Grabitja e armatosur në Suharekë: 1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarve

admin

MSF: Rritje e lartë e kequshqyerjes dhe sëmundjeve të parandalueshme në Somali

admin